“Po mbytemi dalëngadalë”, rrëfimi i infermieres britanike që po përlot botën

5 Prill 2020 | 14:06

Pandemia globale e COVID-19 ka goditur shumë vende të botës duke lënë pas mijëra të vdekur. Bluzat e bardha janë ato që duhet të përballen çdo ditë në vijën e parë, duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e njerëzve, të cilët janë të prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Mesazhi i një infermierje nga Britania e Madhe i ka përlotur të gjithë. Ajo tregon sfidën heroike që bëjnë mjekët për të mposhtur virusin, prej të cilit shumë sisteme shëndetësore kanë përfunduar pothuajse në kolaps për shkak të rritjes së fluksit të të infektuarve.

“Po qëndrojmë larg familjeve tona. Po vendosim veten në rrezik në përpjekje për të shpëtuar të afërmit e njerëzve. Duket si një betejë e humbur, por nuk është e tillë”, rrëfen infermierja Shirley Watss. 

 

Me lot në sy, infermierja tregon betejën dhe sfidën e vështirë të mjekëve. Sipas saj, pavarësisht gjendjes së vështirë, mjekët po bëjnë të pamundurën për të mposhtur “armikun e padukshëm” të COVID-19.

“Ne po mbytemi ngadalë, por pavarësisht kësaj po ngrihemi përsëri dhe po mundohemi të bëjmë më të mirën”, tha z. Watss.

Me shenja që i ka lënë maska në fytyrë dhe me zërin që i dridhet, infermierja fton qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbrojnë shëndetin e tyre dhe të mjekëve në tërësi.

“Nëse dëgjoni dikë që thotë se nuk është ndonjë gjë e madhe, unë dua që t’i thoni se duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të ndihmojë në mbrojtjen e stafit mjekësor, sepse ne po mundohemi për momentin të bëjmë gjithçka që duhet bërë”, theksoi Shirley.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026