Protestat në Parlament/ Pampuri: Luftë drejtësisë me flakadanë për interesat e tyre
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, është shprehur se aksioni i grupit të “Rithemelimit” në Parlament me përmbysjen e karrigeve dhe flakadanë, po bëhet vetëm për interesa personale të disa politikanëve të caktuar.
Komentet Pampuri i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se veprimtaria e SPAK është një shpresë për një drejtësi të pavarur.
Ajo tha gjithashtu se akuzat që bëjnë palët politike ndaj njëra-tjetrës në Parlament janë vetëm shantazh me një gjuhë mafioze, që nuk i shërben interesave të qytetarëve.
“Disa eksponentë që kanë 30 vite në atë parti, 30 vite që janë në qeverisje. Besoj që kanë dalë në atë foltore, kanë shantazhuar njëri-tjetrin. Kur dinë kaq shumë për njëri-tjetrin, kanë të gjithë luksin dhe mundësinë t’ja thonë shqiptarëve me emër dhe mbiemër.
Kush janë ata që kanë përfituar nga kullat që po ndërtohen në Tiranë, kush janë ata që përfitojnë nga kullat e AZHBR, kush janë ata që përfitojnë nga taksapaguesit? Akuzat kanë qenë të shpeshta, por kanë qenë me iniciale, në formë shantazhi, si kode mafioze. Asnjë qytetar nuk po kupton të vërtetat. Shikojnë flakadanë aty, çfarë po zgjidhin?
Veç interesave të tyre personalë që i kanë si mburojë karriget dhe flakadanët, nuk kanë zgjidhur asgjë tjetër. Drejtësia do të flasë e fundit. Duke pasur një SPAK përballë që ka qenë i ashpër edhe me maxhorancën, po lind shpresa se në Shqipëri po fillon të lindë shpresa për një drejtësi të paanshme”, tha Pampuri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS