Psikologia klinike: 80% e nënave përjetojnë simptomat e “baby blue” pas lindjes
Psikologia klinike, Elona Hasko thotë se 80% e nënave përjetojnë simptomat e “baby blue” pas lindjes, që do të thotë trishtim.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hasko u shpreh se pas lindjes, ndryshimi hormonal është shumë i madh, , pasi trupi përpiqet që të kthehet në balancën e mëparshme hormonale.
“Me kaq sa duket dhe me kaq sa kemi informacion, nëse do të kujtohemi për histori të ndryshme të ndodhura më parë, sepse kjo nuk është hera e parë që ndodh një infanticit, kur nëna i merr jetën fëmijës brenda vitit të parë të jetës, arsyet mund të jenë të ndryshme. Në studimet e mia dhe në praktikën time, jam hasur me depresionin postpartum dhe psikozën postpartum, gjë që mund të jetë një nga arsyet.
Nënat, përgjithësisht në javën e parë kanë depresion pas lindjes, ose ” baby blue”, që edhe nga vetë fjala është një trishtim. Është ndryshimi hormonal shumë i madh, pasi trupi përpiqet që të kthehet në balancën e mëparshme hormonale. “Baby blue” kap pothuajse 80% të nënave në ditët e para të lindjes, është një proces që kalon normalisht, mund të ketë depresion pas lindjes që prek rreth 20-50% të nënave”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë