Publikohen rregullat e reja për rihapjen e kopshteve dhe çerdheve në qershor
1 qershori duket se do t’i gjejë kopshte dhe çerdhet me dyer të hapura për fëmijët. Teksa ende vijojnë të jenë të mbyllura prej rrezikut të COVID-19, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nënshkruar edhe urdhrin e masave që duhet të zbatojnë këto institucione arsimore.
Në urdhër rekomandohet që fëmijët të dërgohen në kopësht apo çerdhe nga prindërit dhe jo nga gjyshërit.
Sipas urdhrit fëmijët duhet të ndahen në grupe dhe të qëndrojnë në të njëjtën dhomë çdo ditë e me të njëjtën edukatore.
Në tavolinë fëmijët do të të ulen në distancë nga njëri-tjetri. Nëse përpara COVID-19 në një tavolinë uleshin dhjetë fëmijë, tashmë do duhet të ulen vetëm pesë.
Fëmijët nuk do të lejohen që të përdorin lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen, si dhe nuk do të përdorin lodrat e njëri-tjetrit pa u dezinfektuar më parë.
Të gjitha lojërat duhen organizuar nga edukatoret në mënyrë të tillë, që të ruhet distancimi fizik mes vogëlushëve.
Në hyrje dhe në dalje të kopshteve e çerdheve është përcaktuar se do bëhet dezinfektimi dhe matja e temperaturës për çdo fëmijë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar