“Putin ka refuzuar armëpushimin me Ukrainën”! Gazetari nga Rusia jep detajet
Gazetari nga Rusia, Misha Pumo, ishte i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania. Ai ka folur lidhur me diskutimet që po sillen rreth ndalimit të luftës në Ukrainë dhe qëndrimit të SHBA-së në këtë mes.
Ai shprehet i mendimit se gjatë bisedimeve të zhvilluara nga Trump dhe Putin, ky i fundit ka refuzuar nismën për një armëpushim me Ukrainën. Ai thekson se një politikan i fuqishëm dhe me përvojë si Putin, e ka kuptur se SHBA-të janë një hallkë e fortë për Perëndimin.
“Thuhet që Presidenti Trump në bisedimet e tij me Putin ka propozuar një armëpushim të menjëhershë dhe të përkohshëm për të monitoruar situatën. Presidenti Putin e ka refuzuar duke insistuar për një paqe afatgjatë më të qëndrueshme që mos të ndërptitet lufta për dy muaj dhe Ukraina të riforcohet dhe rifillojë veprimet luftarake në atë zonë.
Presideti Putin, si një politikan me përvojë të madhe, e kupton që hallka më e fortë dhe e dobët njëkohësisht e Perëndimit janë SHBA-të. Duke pasur një akord me SHBA-të që kanë qenë dhe sponsor kryesor të Ukrainës ne qëndresën e saj, në këtë drejtim me një ndryshim të politikës amerikane, Rusia po krijon një situatë të favorshme për të”, tha Misha Pumo.
Ndërkaq, sipas gazetarit Pumo, shumë ekspertë në Rusi janë të mendimit që Trump mund të bëjë për Ukrainën shumë më tepër se çdo lloj ushëheqësi tjetër Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)