Qytetarët shqiptarë të mbetur jashtë kufinjve flasin për problematikat e kthimit në Shqipëri
Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë që kanë mbetur në Itali do të nisë gjatë kësaj fundjave, ndërsa aplikimi online do të mund të bëhet duke filluar nga dita e nesërme. Të shumtë duket se janë shtetasit shqiptarë të mbetur tej kufirit, një pjesë e të cilëve studentë, udhëtarë apo punonjës.
Në adresën e Instagram të Euronews Albania, disa qytetarë kanë shkruar vendin ku ndodhen aktualisht, si dhe shqetësimet apo pikëpyetjet që kanë për mënyrën se si do të menaxhohet rikthimi në vend. Një pjesë tregojnë se kanë mungesë resursesh ekonomike.
Shumica e atyre që kanë mbetur kryesisht në vende europiane ndodhen në Itali.
“Jam në Pisa me dy fëmijë të vegjël. Nuk kam asnjë kontakt me ambasadën dhe as në e-mail nuk mora përgjigje”.
“Kam mbetur në Brescia. Nuk e di si do të shkoj deri në Romë pasi është shumë larg dhe rrugët janë të bllokuara”.
“Jam në Perugia të Italisë dhe nuk na kanë mbetur më para. Si i bëhet? Kryeministri nuk po bën asgjë”.
“Mami im ka mbetur në Livorno të Italisë. Kur të kthehet pse duhet të karantinohet në hotel?”
“Im atë në Itali, shofer autobusi Shkodër-Torino. Pronari nuk përgjigjet më në vazhdim”.
Këto ishin disa nga shqetësimet, pyetjet dhe kërkesat e qytetarëve të mbetur në Itali gjatë momentit të përhapjes së pandemisë globale të COVID-19 dhe mbylljes së kufinjve.
Përpos Italisë, kërkesa për t’u kthyer në vend ka edhe prej qytetarëve të mbetur në vende të tjera europiane, madje edhe nga bashkëkombas shqiptarë me dokumenta të huaja. Mes tyre ka edhe komente nga ato që e shohin këtë si një mundësi për të qëndruar jashtë dhe për të mos u kthyer pas.
“Jetoj në Angli, jam me letra italiane. Do të doja të kthehesha në Shqipëri, pranë familjes”.
“Jemi mirë në Francë, nuk duam të kthehemi më. Po punojmë atje”.
“Jam studente në Turqi, por nëse kthehem nuk jam në gjendje të paguajmë hotelin, nuk jemi punëtorë”.
“Jam në Greqi dhe duhet të kthehem në Shqipëri patjetër sepse jam student”.
“Jam në Francë, por nisjen e kam nga Gjeneva me easyjet. U bë katër javë që kam mbetur këtu”.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve