Rama: Ballkani Perëndimor në rrezik nga agresioni rus, të forcojmë institucionet

28 Shkurt 2024 | 14:12

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të Samitit ka dalë në konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rama tha se Ballkani Perëndimor është në rrezik nga agresioni rus, duke shtuar se duhet të forcojmë institucionet dhe ekonominë tonë.

Mes tjerash Rama shtoi se ajo që ka bërë Putin është një sfidë e hapur dhe më e pamëshirmshme ndaj BE.

“Nëse ne ndjekim përgjigjen e Vladimir Putin për justifikimin e një lufte duke i bërë thirrje së shkuarës. Kjo është perandoria molongoleze, Rusia është brenda saj. Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë të ia nisin të mendojnë që t’i shohin marrëdhëniet ndërkombëtare e mbështetur në harta. Do ishte një luftë që s’do të merrte kurrë fund. Ajo që ka bërë Putin është një sfidë e hapur dhe më e pamëshirmshme ndaj BE.

Na duhet të forcojmë institucionet tona dhe ekonominë tonë. Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor për shkak të agresionit rus. Askush nuk duhet ta shoh si një situatë ku ushtria ruse vjen këtu. Të gjithë duhet ta shohin që ajo që po ndodh atje mund të vijë këtu, duke vënë në pikëpyetje vetë themelet e rendit tonë botëror mbështetur në rregull”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026