Rëndësia e konsullatës në Ulqin, Ministri i Jashtëm Igli Hasani: Ishte një ëndërr
Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte këtë të mërkurë në Euronews Albania ku ka folur rreth rëndësisë së hapjes së konsullatës shqiptare në Ulqin.
Ai tha se hapja e konsullatës ka qenë një ëndërr e shqiptarëve prej shumë vitesh që më në fund është realizuar.
“Bëhet fjalë për një ëndërr të të gjithë atyre shqiptarëve që flamuri i shqiptarëve të ngrihej dinjitoz që nga Lidhja e Prizrenit. Që nga 7 prilli është bërë inaugurimi zyrtar të hapjes së konsullatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë. Ulqini është kryeqendra e shqiptarëve në Malin e Zi, është një nga qytetet tona më të rëndësishme dhe është ura lidhëse mes dy shteteve tona dhe mes rrugëtimit tonë të përbashkët pa dyshim drejt Bashkimit Europian”,-u shpreh ministri Hasani.
I pyetur se përse u vonua kaq shumë, ministri tha:
“Vonesat kanë arsye të shumta, por nuk ka pasur probleme nga palët, kanë qenë më shumë pjesë teknike dhe burokratike. E rëndësishme është që jemi aty dhe do të shtojmë në maksimum angazhimin. Ne po i japim Ulqinit një dimension të ri diplomatik”,-tha Hasani.
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër