Revoltohet aktivistja: Gratë e Kosovës nuk kanë shtet
Aktivistja Zana Avdiu deklaroi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se gratë e Kosovës nuk kanë shtet.
Ajo tha se në asnjë rast kur gratë njoftojnë për dhunë, as policia, as gjykata nuk ndërmarrin hapat e nevojshëm për të parandaluar ngjarje më të rënda.
“Shumica e rasteve po përfundojnë me vrasje, gruaja është vrarë në dorën e shtetit, është vrarë në një institucion qendror të shtetit dhe vrasësi më lehtë e ka vrarë në institucionin e shtetit se në shtëpinë e saj, ku ka qëndruar me muaj të tërë,” – u shpreh Avdiu referuar vrasjes së shtatzënës në Prishtinë.
Aktivistja tha se shteti nuk ofron asnjë siguri për viktimat e dhunës.
Mbrëmjen e së mërkurës, Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja, siç është raportuar, do të sillte në jetë fëmijën brenda këtyre ditëve.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët informacione të cilat do të ndihmonin në arrestimin e autorit, i cili ende ndodhet në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale
- 13:40 Institucionet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga SMS dhe email-et mashtruese që imitojnë bankat dhe Postën Shqiptare
- 13:31 Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë, disa aleatë refuzojnë pjesëmarrjen
- 13:30 Policia britanike nis hetimet për donacionet për Partinë Reformiste të Farage