Rrëfimi i Rudi Vatës: Djali im luan për Irlandën, por nëse Shqipëria…
Ish-futbollisti Rudi Vata tha në një intervistë për Euronews Albania se djali i tij luan për Irlandën dhe kjo ka ardhur pas një propozimi nga federata që ishte mjaftueshëm serioz dhe profesional.
Siç tregoi ai, Federata Shqiptare nuk ka trokitur në derën e tyre dhe nëse do e bënin, sepse djali i tij është i kualifikuar, atëherë do i mirëprisnin për një bisedë serioze.
Ish-futbollisti theksoi se i biri është i talentuar dhe punon shumë, ndaj dhe i respekton zgjedhjet e tij të lira.
“Fëmija im ka lindur në një shtet 3 mijë kilometra larg Shqipërisë dhe ka lindur në një vend të lirë, me zgjedhje të lira, me mundësi të mira dhe është rrit natyrshëm, ka punuar natyrshëm, ka mbërritur në një nivel falë talentit dhe punës së tij. Ka trokitur në derën tonë një federatë e cila ka qenë e avancuar në idetë e saj dhe ka pasur një projekt teknik për të. I kanë rënë derës, ja kemi hapur derën, kemi biseduar seriozisht dhe jemi ku jemi sot. Nëse nesër troket dera, Skocia e ka mundësinë, e ka mundësinë Shqipëria të trokasë sepse ai është i kualifikuar, ne do të bëjmë të njëjtën gjë, në mënyrë serioze do të ulemi, do të diskutojmë dhe nëse projekti është profesionalisht i rregullt, serioz…për të qenë baba për mua është detyra më e vështirë e njeriut, por unë besoj shumë te puna dhe puna e talenti i kombinuar me njëri-tjetrin e garantojnë suksesin,” – u shpreh Vata.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)