Publikohen rregullat e reja për rihapjen e kopshteve dhe çerdheve në qershor

21 Maj 2020 | 20:09

1 qershori duket se do t’i gjejë kopshtet dhe çerdhet me dyer të hapura për fëmijët. Teksa ende vijojnë të jenë të mbyllura prej rrezikut të COVID-19, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nënshkruar edhe urdhrin e masave që duhet të zbatojnë këto institucione arsimore.

Në urdhër rekomandohet që fëmijët të dërgohen në kopësht apo çerdhe nga prindërit dhe jo nga gjyshërit. Sipas urdhrit fëmijët duhet të ndahen në grupe dhe të qëndrojnë në të njëjtën dhomë çdo ditë e me të njëjtën edukatore.

Në tavolinë fëmijët do të të ulen në distancë nga njëri-tjetri. Nëse përpara COVID-19 në një tavolinë uleshin dhjetë fëmijë, tashmë do duhet të ulen pesë.

Fëmijët nuk do të lejohen që të përdorin lodra të cilat nuk mund të dezinfektohen, si dhe nuk do të përdorin lodrat e njëri-tjetrit pa u dezinfektuar më parë.

Të gjitha lojërat duhen organizuar nga edukatoret në mënyrë të tillë, që të ruhet distancimi fizik mes vogëlushëve. Në hyrje dhe në dalje të kopshteve e çerdheve është përcaktuar se do bëhet dezinfektimi dhe matja e temperaturës për çdo fëmijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026