Shërohen 1 mjek dhe 2 infermiere të prekur nga COVID-19, bie numri i të infektuarve aktivë

18 Prill 2020 | 10:10

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare “Facebook”, njofton se 1 mjek dhe 2 infermiere nga Tirana i janë shtuar listës së të shëruarve nga COVID-19. Sipas Manastirliut, deri tani janë shëruar 39 pacientë nga radhët e personelit shëndetësor.

“1 mjek dhe 2️ infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 3️9 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19” shkruan ministrja.

Më tej ministrja ndan lajmin e mirë, duke u shprehur se për të shtatën ditë radhazi, numri i personave të shëruar është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Gjithsej numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 302, mes tyre mjekë dhe infermierë.

“Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 Pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19 #FORCA”, shkruan Manastirliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026