Shifra alarmante në sektorin e shëndetësisë, 3000 mjekë janë larguar nga Shqipëria

21 Shkurt 2020 | 07:48

Pas alarmit për largimin e mjekëve, qeveria shqiptare po përgatit një paketë mbështetëse për rikthimin e mjekëve shqiptarë të Diasporës. Këtë e deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në takimin e mjekëve të diasporës, ndërsa u tha se 1000 mjekë shqiptarë po punojnë vetëm në Gjermani.

Altin Ndrio është mjeku shqiptar, i cili pasi mbaroi studimet për mjekësi në Tiranë u largua për të punuar në Portugali.

“Në vitin 2000 vendosa të largohesha nga vendi im për arsye të mungesës së kushteve të punës”, theksoi Altin Ndrio, mjek laboratori në Portugali.

Në takimin e Mjekëve të Diasporës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu tha se po përgatitet një paketë mbështetëse për kthimin e mjekëve shqiptarë të Diasporës.

“Një paketë e plotë që nga incentivat financiare, bonusi dhe një kontratë e cila do të përmbushë pritshmëritë që ju keni”, theksoi ministrja.

Mirëpo pas 20 viteve punë në Portugali, Altin Ndrio e sheh si të vështirë kthimin në atdhe.

“Duhen bërë hapa konkretë, jo vetëm të flasin, po edhe të marrin masa dhe masat të vihen masat në zbatim. Në këto momente duke parë situatën sinqerisht nuk mendoj të kthehem”- theksoi Altin Ndrio.

Në këtë takim mes bluzave të bardha kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë bëri më dije se në Gjermani po punojnë 1000 mjekë nga Shqipëria dhe Kosova ndërsa në Evropë 3000. Mjekja e cila prej vitesh punon në Gjermani tregon se ndryshimet e spitaleve në vend me ato jashtë janë të mëdha.

“Me spitalet jashtë shtetit ka një ndryshim rrënjësor, është e vetëkuptueshme dëshira ishte që jo vetëm paga por edhe infrastruktura, pajisjet mungojnë, mjeku nëse nuk ka pajisje nuk mund të punojë”, tha Elona Haubrich.

Për mjekun Kardiokirurg Altin Veshti që mjekët shqiptarë të kthehen në vend duhet të jenë të përgatitur, pasi në QSUT ka mungesë shërbimesh.

“Mjekët që vijnë në Shqipëri të kenë karakter të fortë, nuk duhet të jenë që sapo kanë mbaruar specializimin edhe do vijnë të gjejnë një fushë me lule këtu, këtu do i hanë të gjallë”, shtoi ai.

Megjithatë ka edhe nga ata mjekë të cilët pasi kanë studiuar apo punuar jashtë vendit kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri.

“Aktualisht jam e kënaqur ndryshe do kisha ikur dhe unë, gjendem  mirë”, u shpreh Valmira Abil Aliaj, mjeke kirurge në Shqipëri.

Rreth paketës mbështetëse të rikthimit të mjekëve të diasporës nuk u dhanë detaje të hollësishme dhe mbetet për t’ u parë nëse do të mjaftojë për t’i bindur mjekët që punojnë jashtë vendit në kushte dhe standarde të larta që të rikthehen në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026