Shqipëria e mban online paradën e krenarisë së komunitetit LGBTI këtë vit
Ndryshe nga vitet e mëparshme ku çdo maj qindra pjesëtarë të komunitetit LGBTI dhe aktivistë në mbështetje të tyre parakalojnë rrugëve të kryeqytetit, këtë vit për shkak të pandemisë globale dhe rregullave të distancimit fizik, parada e krenarisë për Shqipërinë u mbaj online.
Organizuesit raportuan për pjesëmarrjen e mbi 100 aktivistëve, si dhe të ambasadorëve të vendeve si Suedia, Mbretëria e Vendeve të Ulëta, ambasadori i Bashkimit Evropian, kryesuesja e Këshillit të Europës, etj, ndërsa këngëtari Boiken Lako, një mbështetës i përhershëm i të drejtave të njeriut performoi disa këngë gjatë eventit online.
Parada online zgjati rreth dy orë dhe i dha vëmendje diversitetit të dashurisë, sfidave të të drejtave të njeriut dhe jetesës pa paragjykime në vend.
Pjesë e paradës ishte edhe një ekspozitë “Queerantine” me portrete të komunitetit LGBT nga fotografi Jetmir Idrizi që nga sot është online në rrjetin social Instragram (queerantine.al).
Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, gjithashtu e pranishme në event ishte e të njëjtit mendim me aktivistët se nuk mund të ketë drejtësi për komunitetit LGBT, pa patur drejtësi për gjithë Shqipërinë.
Xheni Karaj, drejtuese e organizatës Aleanca LGBT në Tiranë, tha më herët për Euronews Albania se distancimi social nuk është një realitet i ri për komunitetin LGBTI, pasi komuniteti prej vitesh ka qenë viktime e formave me ekstreme të distancimit social, ligjor, fetar etj.
“Pikërisht për këtë arsye vendosem që këtë 17 maj të mos heshtim, të bashkohemi dhe bëhemi më kreativ për të treguar realitetin dhe historitë tona,” u shpreh Karaj, një prej aktivisteve më të hershme të LGBTI në vend.
Shqipëria mbajti për herë të parë eventin simbol të personave lesbike, gej, biseksualë, transeksualë dhe interseks në vitin 2012.
Që prej asaj kohe parakalimi i të drejtave të komunitetit ka tërhequr gjithnjë e më shumë pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe më gjerë.
Ky vit shënon paradën e nëntë të krenarisë në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu
Për herë të parë online, COVID-19 zhvendos në internet Paradën e Krenarisë LGBTI
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar