“Shteti e di fatin e Martinajt, por s’e tregon!” Gazetari: Ja pse heshtin autoritet
Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se edhe pse pretendohet se nuk dihet asgjë për fatin e Ervis Martinaj, policia e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur me të.
Gazetari Çelmeta tha se shteti e di se çfarë ka ndodhur me fatin e këtij personazhi të njohur në botën e krimit, por ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë, ndaj edhe gazetarët nuk mund të flasin më tepër, pasi kjo nuk është një detyrë që u takon gazetarëve.
“Unë e them gjithmonë që shteti e di fatin e Ervis Martinaj, por nuk e tregon fatin e tij. Autoritetet shqiptare nuk e tregojnë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj ç’mund të them unë që jam gazetar?
Kur autoritetet heshtin dhe nuk e tregojnë çfarë mund të themi ne? ne jemi media investigojmë dhe bëjmë që autoritet të bëjnë detyrën ashtu siç duhet. Ne i kritikojmë që të bëjnë detyrën e tyre sipas funksionit që kanë dhe jo të bashkëpunojnë me grupe kriminale. Policia dhe autoritetet që po punojnë e dinë të vërtetën e Ervis Martinaj por nuk e thonë”,-tha Çelmeta.
I pyetur nga moderatori Ilir Kazaferi se përse autoritetet po heshtin, gazetari Çelmeta u përgjigj:
“Nuk e thonë sepse siç po nxjerr aplikacioni SKY shumë drejtues të lartë policie dhe personazhe të Policisë së Shtetit kanë pasur komunikime me shtetasin Ervis Martinaj dhe nëse do zbardhej vërtetë Ervis Martinaj, nuk do të kishim një polici shteti, do shkrihej e gjithë policia e shtetit”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit