Siguria kibernetike, si të punoni të sigurt në internet nga shtëpia
Situata me coronavirusin ka detyruar një pjesë të bizneseve kudo në botë që punën ta vijojnë nga shtëpia me një pjesë të stafit. Shqipëria nuk bën përjashtim nga kjo praktikë. Puna nga shtëpia, nuk është e mundur për çdo lloj biznesi, por për ata që mund ta aplikojnë, interneti përveçse një lehtësi mund të kthehet edhe në kërcënim nëse nuk marrim parasysh masat e nevojshme.
Në një dokument zyrtar, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike ka nënvizuar se cilat janë aspektet që duhet të kenë parasysh punëdhënësit, punëmarrësit si dhe mbrojtja nga mashtrimet dhe lajmet e rreme të lidhura me COVID-19.
Mashtrimet phishing të lidhura me COVID-19
“Është e rëndësishme të rritni vetëdijen për sigurinë dixhitale gjatë kësaj kohe pasi tashmë kemi parë një rritje të sulmeve të phishing. Hakerat janë duke shfrytëzuar situatën, kështu që shikoni me kujdes postën elektronike për mashtrime.
Në situatën aktuale, duhet të jetë dyshues për çdo e-mail që kërkon të kontrollojë ose rinovojë kredencialet tuaja, edhe nëse duket se vjen nga një burim i besueshëm. Ju lutemi provoni të verifikoni vërtetësinë e kërkesës përmes mjeteve të tjera, mos klikoni në lidhje të dyshimta ose mos hapni ndonjë bashkëngjitje (attachment) të dyshimtë.
– Bëhuni shumë dyshues për e-maile nga njerëz që nuk i njihni – veçanërisht nëse kërkojnë të lidhen me lidhje ose të hapin skedarë (nëse dyshoni telefononi personelin tuaj të sigurisë).
1- E-mailet që krijojnë një imazh të urgjencës ose pasojave të rënda janë kandidatët kryesorë për
2-phishing – në këto raste gjithmonë verifikoni përmes një kanali të jashtëm para se ti zbatoni.
3-E-mailet e dërguara nga njerëz që njihni, por qe kërkojnë gjëra të pazakonta gjithashtu janë të dyshimtë – verifikoni me telefon nëse është e mundur”
Sugjerimet e plota i gjeni duke klikuar këtu
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve