Spektakël në ‘Santiago Bernabeu’, Real përmbys Sitin dhe kalon në finale
Real Madrid është finalisti i dytë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Një ndeshje plot spektakël u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, ku madrilenët mposhtën me përmbysje Mançester Sitin me rezultatin 3-1.
Pjesa e parë u karakterizua me sulme nga të dyja skuadrat, por përfundoi me rrjeta të paprekura. U desh minuta e 72-të e pjesës së dytë që të zhbllokohej sfida me anë të Mahrez për Sitin.
Kur u duk se anglezët po i afroheshin kualifikimit, Rodrigo barazoi shifrat në të 89-ën dhe dy minuta më pas, ishte sërish braziliani i cili shënoi golin e dytë për Realin duke e dërguar ndeshjen në shtesë.
Në minutën e 113-të, Benzema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar galaktikët në finalen e Parisit, aty ku e pret Liverpul.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat