“Sulmi i Indisë s’do mbetet pa ndëshkim”, gazetari nga Pakistani: Ja vendimi…

7 Maj 2025 | 14:02

Mbrëmjen e të martës India nisi “Operacionin Sindoor” duke goditur me raketa provincën Punjab dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, nga ky sulm mbetën të vrarë të paktën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Gazetari nga Pakistani, Usman Shahid tha në një intervistë për Thimi Samarxhiun në Euronews Albania se situata në Pakistan është shumë e rëndë. Sipas tij numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë nga ajo që është bërë e ditur nëpër media.

I pyetur se çfarë kundërpërgjigje mund të japë Pakistani, gazetari Shahid tha:

“Komiteti i Sigurisë së Pakistanit sapo ka mbajtur një takim dhe ka dalë me qëndrimin se ushtria pakistaneze është autorizuar për të marrë aksione të ngjashme dhe do të veprojmë në kohën dhe në momentin e duhur. Sulmet fatale indiane që u kryen gjatë natës, India dhe Pakistani kanë pasur përplasje për zonën e Phalgamit dhe Pakistani kërkon edhe një hetim të paanshëm ndërkombëtar për këtë incident. India vijon me ideologjinë e supermacisë dhe ka iluzionin e të qenurit e pamposhtur, por Pakistani do të reagojë”,-tha Shahid.

I pyetur se sa është rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, gazetari nga Pakistani u përgjigj:

“Situata është serioze dhe të dyja vendet nuk kanë dhe nuk do të fitojnë asgjë nga përdorimi i armëve bërthamore. India nga ana e saj kreu disa bombardime me avionë ushtarakë ndërsa përgjigjja e Pakistanit do të jetë e koordinuar dhe e llogaritur mirë. Ndërkohë liderët kombëtarë kanë dalë në qëndrimin e tyre duke kërkuar shtensionimin e situatës mes dy vendeve dhe që palët të ulen në tryezën e negociatave”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026