Të lirë pas izolimit, rrugët e Tiranës mbushen plot nga nënat dhe fëmijët e tyre
Fëmijë të shoqëruar nga prindërit mbushën sot rrugët e kryeqytetit.
Për herë të parë pas më shumë se një muaji, fëmijët nën 10 vjeç patën mundësi të dilnin nga shtëpia.
Një shëtitje në natyrë, një xhiro me biçikletë apo një lojë me top ishte ajo që u kishte munguar vogëlushëve gjatë ditëve që coronavirus i detyroi të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.
Fëmijët shprehen se u ndjenë të lumtur që ndonëse për pak orë patën mundësi të kalonin pragun e derës.
“U kënaqa shumë kur mora vesh që do të dilnim”
“Dihet që më kishte marrë malli. Pa dalë nuk rrihet”
“Jemi të lira ngaqë tani më në fund po dalim”, u shprehën disa prej tyre.
“Me frikë kam dal. Se shihe sa shumë njerëz ka edhe të afrohen”, tha nëna e një fëmije.
Të kujdesshëm për të ruajtur distancën fizike ose jo, fëmijët bashkë me nënat shjiuan sheshet bosh dhe ditën me diell.
Ardhja e orës 11 bëri që rrugicat të shkonin drejt boshatisjes, pasi orari i qëndrimit jashtë ishte i kufizuar.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve