Të mërguar, por me sytë nga Shqipëria! Mjekët tanë ndërmarrin nismën për të ndihmuar bashkatdhetarët
Federata Mjekësore Shqiptare për Europën, është një nisëm e mjekëve shqiptarë që ushtrojnë profesionin e tyre në shumë shtete të Botës për të promovuar shëndetin dhe gjatë kohës së Pandemisë Botërore të KOVID-19, për t’i shërbyer të prekurve apo personave që e kanë të vështirë të kenë aksesh shëndetësor.
Qëllimi kryesor i kësaj nisme fisnike është aksesi ndaj kujdesit parësor shëndetësor për të përmirësuar shërbimet themelore dhe për t’i dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm, të marrim konsultë online për çfarëdo shqetësimi apo diagnostikimi të sëmundjeve të ndryshme. Në një kohë, ku sistemet shëndetësore të të gjitha vendeve janë të mbingarkuara nga të prekurit me COVID-19, nisma të tilla janë një ndihmë e çmuar për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territoreve shqipfolëse.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me mjekun kardiokirurg Ramadan Jashari, i cili jeton dhe punon në sistemin shëndetësor të Belgjikës. Ai tha se kjo nismë është ideuar nga dy motra shqiptare, të cilat jetojnë dhe veprojnë në sistemin shëndetësor të Gjermanisë prej disa vitesh. Ai tha se kjo iniciativë synon të ndihmojë me konsulta online shqiptarët në të gjithë Evropën.
Aktualisht sipas tij janë 100 mjekë në dispozicion të pacientëve shqiptarë. Doktor Jashari shtoi më tej se ky numër do të vijë në rritje sepse federata është në formim e sipër dhe jo të gjitha vendet janë të kyçura në këtë rrjet mjekësh.
“Në fakt ideja erdhi nga një grup entuziastësh në Gjermani. Dy goca, të cilat kanë ardhur nga Shqipëria para disa vitesh dhe që janë integruar relativisht shpejt në sistemin shëndetësor gjerman dhe pas kontaktimit të një numri të madh mjekësh, që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të Europës, arritëm të bëjmë një koordinimi dhe formuam Federatën Europiane. Kjo federatë është në formimi e sipër, pasi nuk janë të kyçura të gjitha vendet, kontaktet janë në vazhdimësi dhe iniciativat që ka marrë kjo federatë janë shumë me vend. Federata ka krijuar një mundësi që në momentin e izolimit të personave, vendeve, sistemeve shëndetësore, të kenë mundësi që të lidhen me mjekët shqiptarët anë e mbanë Europës për të marrë këshilla të nevojshme. Në këtë moment janë 100 mjekë në dispononim të popullatës, të kombit shqiptar anë e mbanë Evropës. Ka sigurisht kontakte dhe ka pyetje, por nuk është akoma në atë fazë që në çdo moment ka pyetje. Mirëpo, dy motrat Meta janë shumë mirë duke e koordinuar punën e kësaj iniciative dhe besoj se popullata shqiptare do të jetë e shërbyer me përgjigjet adekuate, kur të kenë nevojë ato”, tha ai.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, për shqiptarë të prekur në Belgjikë nga COVID-19, doktor Jashari dhe këtë përgjigje: “Direkt nuk kama informacion se ka shqiptarë të prekur, por megjithatë popullata në Belgjikë është e integruar shpejt dhe kur flitet për një viktima, nuk flitet nëse është shqiptar, italian, apo suedez, por flitet për pacientë”, theksoi ai.
Mjekët shqiptarë nuk kanë zgjedhur të harrojnë vendin e tyre, por përkundrazi, ata po zgjedhin që edhe pse në distancë të ndihmojnë bashkëkombësit e tyre në këtë periudhë tepër të vështirë.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve