Të zgjedhësh Infektivin me dëshirë – historia e kryeinfermieres Ana Luca në Spitalin Infektiv (VIDEO)
La postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të Covid -19. Kjo është historia e Ana Lucës, kryeinfermieres së përgjithshme të spitalit Infektiv. Ana u rikthye në profesionin e saj, duke zëvendësuar kolegen që u prek nga coronavirus. Nuk e mendoi dy herë vendimin edhe pse rrezikon të ketë të njëjtin fat.
“Isha me leje të zakonshme, kur mora vesh lajmin për rastet e para të infektuar në Shqipëri . Të nesërmen u ktheva menjëherë në punë dhe kërkova të rikthehesha në profesionin tim, atë të infermieres në spitalin Infektiv – na tregon Ana për rubrikën Covid – Histori në Euronews Albania.
Koleget e saj po sëmureshin njëra pas tjetrës, ndaj shumë shpejt Ana mori pozicionin e kryeinfermieres së përgjithshme të spitalit Infektiv. Ata që ndjekin rrjetet sociale, mes fotove që publikon ministria e shëndetësisë, ju ka rënë në sy edhe një foto ku duket maska e infermieres me mbishkrimin. Unë besoj në Zot! Ana. Është Ana e rrëfimit tonë.
Ka një tip të veçantë dhe shumë optimist. E këtë optimizëm përpiqet ta përcjellë mes kolegëve të saj, por më së shumti mes të sëmurëve kur hyn në pavion. Orët e gjata të punës ( 12 por ndonjëherë edhe 14 ), nuk ja kanë zbehur shpresën se çdo gjë do kalojë shpejt e do takojë sërish të birin.
Nga frika se mos sëmuret dhe infekton edhe atë, Ana është izoluar e vetme në shtëpi. Dhe momenti kur flet për merakun e të birit, është i vetmi kur heq buzëqeshjen nga fytyra dhe përlotet.
Është e sinqertë deri në pikën kur pranon se kur hyn mes të sëmurëve druhet se edhe ajo do preket nga virusi që është kudo i shpërndarë. Por ndjenja fashitet, sapo flet me ta dhe kupton që ai staf mjekësor është e vetmja familje për të prekurit nga Covid -19.
Ana Luca e mbyll rrëfimin me fjalët: “Dalshim të gjithë faqebardhë”
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve