Thirrja e Ferdinand Xhaferajt për Sali Berishën: Nuk e mund dot Edi Ramën
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se grupimi i Sali Berishës është më i madhi brenda kësaj force politike, por sipas tij, nuk e mund dot kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ferdinand Xhaferaj u shpreh se opozita nuk është në gjendje të ofrojë një alternativë.
Xhaferaj shtoi se duhet një lidership, përtej dy grupimeve aktuale në Partinë Demokratike.
“Kemi një opozitë radikale, kur tani në prag të zgjedhjeve lokale duhej të merrej me paraqitjen e programeve alernative dhe me strukturimin e saj të brendshëm, sepse ka shumë probleme. Nga ana tjetër, kemi një opozitë tjetër, që pas dorëheqjes së zotit Basha, nuk kemi bërë gjënë e duhur. Zoti Alibeaj nuk ishte në gjendje, ne nuk lëvizëm, nuk ishim në gjendje të ktheheshim në alternativë bindëse. Si grupimi i zotit Berisha, si grupimi jonë, e provuam më 6 mars.
Sikurse po e provon Berisha me protestat para parlamentit, edhe me protestën që do bëjë, Berisha ka provuar që është grupimi më i madh brenda nesh, por të gjithë bashkë kemi provuar që nuk e përmbysim dot qeverinë. Kjo e bën të domosdoshme që të shkojmë përtej nesh, për të ofruar një lidership nga brenda, apo më mnirë nga jashtë nesh”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?