U përjashtuan nga seancat, Bardhi futet në kryesi bashkë me deputetët

Gazment Bardhi
23 Nëntor 2023 | 13:08

Deputetët mbështetës së Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit kanë paralajmëruar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së në Kryesi.

Ndërkohë mësohet se janë lejuar të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, Bardhi së bashku me deputetët e përjashtuar nga seancat për shkak të incidenteve që kanë ndodhur së fundmi në Parlament.

Sipas informacioneve në momentet e fundit garda ka marrë urdhër për t’i lejuar deputetët e përjashtuar që të futen në ambientet e kryesisë.

Ditën e djeshme (22 nëntor) Sekretariati i Etikës përjashtoi 4 deputetë të opozitës, Flamur Nokën, Flamur Hoxhën, Bledjon Nallbatin dhe Gazment Bardhin, të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën e 20 nëntorit ku ishte planifikuar të diskutohej pr/buxheti 2024.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026