U shpall i pafajshëm për tenderin 9 milionë lekë, ish-kryebashkiaku sërish në SPAK

30 Shtator 2024 | 12:14

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, është paraqitur këtë të hënë në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij.

Paqraqitja në prokurori vjen disa ditë pas shpalljes së pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kapri ishte akuzuar nga SPAK për abuzim me një tender për blerje drush zjarri me vlerë 9.2 milionë lekë në vitin 2017.

Bashkë me të u akuzuan nga organi i akuzës dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave: Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano.

SPAK kishte apeluar vendimin e GJKKO për pafajësi, por Gjykata e Apelit, me trupën gjyqësore të përbërë nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Florjan Kalaja, la në fuqi vendimin fillestar që shpallte të pafajshëm Kaprin dhetë akuzuarit e tjerë.

Nuk dihet ende nëse Kapri është thirrur për një dosje të re penale, apo për një hetim që lidhet me akuzat e mëparshme.

Kur u pyet nga mediat teksa dilte nga SPAK, ai u përgjigj se kishte shkuar thjesht për “një interesim”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e saj, ajo shpreh...
16:07 | 23/06/2026

Ministri i Mbrojtjes: Të përdorësh emrin e UÇK-së për politikë, është turpi më i madh

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i është bashkuar reagimeve ndaj Dritan Goxhajt, i cili ka dalë në krye të artikulimit të kërkesave të protestës të...
15:20 | 23/06/2026