“Udhëtarët” nga Rrësheni në Orosh, vendin e bjeshkëve dhe kullave historike
Mirdita është një krahinë me shumë tradita dhe histori, të cilat e kanë bërë atë të njohur në gjithë Shqipërinë.
“Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji sjellin në serinë e radhës një pjesë të veçantive që e karakterizon Mirditën, nga kryeqendra e sotme Rrësheni në kryeqendrën e dikurshme Oroshin.
Rrësheni ndodhet 80 kilometra në veri të Tiranës – diçka më pak se 1 orë e 20 minuta me makinë. Qyteti u zhvillua kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore kur diktatura komuniste zhvendosi në rrethinat e Mirditës një prej kampeve më famëkeqe të punës së detyruar – burgun e Spaçit, – dhe ngriti më tutje – në Reps, – fabrika të përpunimit të bakrit.
Sidoqoftë dëshmitë tregojnë për një zanafillë të kahershme që në kohët e fiseve ilire, teksa spikasin kishat e vjetra dhe mesjetare, të cilat janë arritur të ruhen pavarësisht përpjekjeve të diktaturës për t’i prishur ato.
Ditët e sotme Rrësheni ka rreth 9 mijë banorë dhe pret miqësisht çdo vizitor me traditën e xhiros së pasdites si elementin më të veçantë të qytetit. Vlen të thuhet se në këto orë qyteti gjallëron nga të rinjtë dhe merr pamje krejt tjetër nga paraditet.
Megjithatë sikurse zbulon prej banorëve Renaldo, kryeqendra e Mirditës në të shkuarën ka qenë Oroshi rreth 30 kilometra në lindje – 45 minuta larg me makinë, – dhe zona njihet për traditat e mikpritjes, respektimit të zakoneve si Kanuni, sakrificave për liri dhe mjeshtërinë e punimit të gurëve me kullat tipike të Oroshit.
Rrugës për në Orosh – në një pjesë rruga është e kalueshme me makina të larta – mund të gjenden në ish-magazina apo uzina të kohës së diktaturës parullat propagandistike që evokonin diktatorin Enver Hoxha. Rrënojat e burgut famëkeq të Spaçit – rreth 8 kilometra larg Repsit – janë një dëshmi rrëqethëse e atij sistemi që nuk duhen lënë pa vizituar.
Oroshi është i njohur për veprimtarinë e shquar të familjeve të mëdha si Markagjonët. Prej kësaj zone janë të njohur Prenk Bibë Doda (ministër i Jashtëm në vitin 1914), abati Preng Doçi (poet kontribuues në shoqërinë Bashkimi) apo dhe Kapedan Marka Gjoni dhe më vonë djali i tij Gjon Markagjoni si qëndrestarë kundër sundimit otoman, e më vonë kundër diktaturës komuniste.
Përveç anës historike të këtyre familjeve të mëdha që kanë lënë trashëgimi kullat dhe mjaft gojëdhëna. Rreth zonës kalon “Lumi Fan” ndërsa në Orosh janë fantastike edhe bjeshkët.
Deri më tani “Udhëtarët” kanë eksploruar Shkodrën, Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë-Arrëzin dhe Lezhën, ndërsa deri në fund të muajit korrik pritet të vizitojnë të gjitha vendet e tjera të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta