Ushqimi në banesë, sa të sigurt janë qytetarët kur porosisin ushqime nga jashtë?
Gjendja e pandemisë në të cilën ndodhemi ka ndryshuar stilin e jetesës dhe mënyrën sesi tashmë duhet të marrim shërbimet. Në këto kohë të pazakonta mbyllja e bizneseve dhe kufizimi i daljeve nga banesa ka sjellë nevojën e marrjes së produkteve ushqimore edhe nga shtëpia. Kështu shumë biznese ndonëse kanë mbyllur dyert për klientët e ofrojnë këtë shërbim. Mirëpo kjo ka shkaktuar edhe shqetësim tek qytetarët, të cilët i druhen jo pak infeksioneve të mundshme.
Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se njerëzit mund të infektohen me COVId-19 nga ushqimet apo paketimi i ushqimit. Kështu lind nevoja që personat të cilët dërgojnë nëpër banesa ushqime të paketuara për klientët të jenë të pajisur më maska dhe doreza si dhe të ruajnë distancën nga klientët. Por a ndiqen këto rregulla nga të gjithë bizneset që ofrojnë këtë shërbim?
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me kreun e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili. Ai tha se ky institucion vijon të jetë në krye të detyrës duke inspektuar me rigorozitet masat e higjienës në të gjithë zinxhirin ushqimor. Sipas tij, kontrolli është i shtrirë në 12 drejtoritë rajonale, ku në fokus është kontrolli dhe mbyllja e aktiviteteve që kapen jashtë kushteve të kërkuara.
“Doja t’ju vija në dukje se AKU, që nga dita e shpalljes së pandemisë ka qenë në inspektim në 12 drejtoritë rajonale që kemi. Fillimisht fokusi ka qenë të tregu i fruta-perimeve, furrat e bukës, markete dhe minimarkete që tregtonin produkte ushqimore. Është bërë një punë voluminoze dhe kemi marrë masa e duhura, që kanë shkuar deri në mbylljen e disa tregjeve dhe parandalimin e pandemisë në disa rajone. Për momentin fokusi është përqendruar tek subjektet tregtare, që transportojnë ushqimin në shtëpinë e konsumatorit. Për momentin janë 109 subjekte që janë të licencuara për kryerjen e këtij shërbimi”, tha ai.
Një tjetër problem gjatë periudhës së karantinës është edhe ushqimi që dërgohet në shtëpitë e konsumatorëve. Kjo kategori shtoi zoti Lili kontrollohet vazhdimisht nga AKU, si çdo veprimtari tjetër ushqimore në Shqipëri. Ai tregoi hallkat në të cilat kryeht kontrolli i AKU-së.
“Zinxhiri i kontrollit vazhdon dhe është i pandërprerë. Unë do ta nisja që nga momenti i parë, ku kryesisht një pjesë e mirë e këtyre produkteve vijnë nga importi. Inspektimi i parë bëhet në pikat e kalimit kufitar, kontrollet e vazhdueshme që në kryhen nëpër tregje dhe të gjitha subjekteve të tjera prodhuese, bëjnë të mundur që i gjithë zinxhiri i ushqimor të jetë i kontrolluar. Edhe këto subjekte që çojnë produktet në shtëpitë e konsumatorit , ushqimi që ato përdorin është i kontrolluar”, tha ai.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve