“Vetëm një kokërr ulliri për mëngjes”, Mara: Siria për sirianët ishte tmerr

10 Dhjetor 2024 | 22:15

Imam Gentian Mara ishte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tregoi ashpërsinë e regjimit të Assadit në Siri. Ai tha se Siria për vetë sirianët ishte një tmerr i vërtetë.

Imami tha se përveç trajtimeve çnjerëzore të të burgosurve, trajtime të ngjashme pësonin edhe njerëz të cilët cilësoheshin të lirë por mbaheshin në kampet e përgatitura për të dëbuar njerëzit nga Siria.

Ai tha se në këto kampe ku nuk kishte absolutisht asgjë, as shtrat e as mbështetëse njerëzit qëndronin ndoshta me muaj dhe mëngjesi i tyre ishte vetëm një kokërr ulliri.

“Më ka rënë rasti të vizitoj një ndër kampet e përgatitura vetëm për të dëbuar njerëzit. Kampet e pritjes ku ti prisje radhën për të shkuar në vendin tënd, pasi je pyetur. Ishte një sallë jashtëzakonisht e madhe mund të ishin rreth 200 njerëz dhe aty nuk kishte as shtretër, asnjë vend për tu mbështetur, aty ti mund të rrije edhe me muaj.

Edhe këta në këtë status janë si të burgosur. Ndoshta nuk ka tortura si rrahje e të ngjashme me to, por ka tortura të tjera. Hanin në mëngjes vetëm një kokërr ulliri. Ka patur njerëz që janë futur në fushatat e hetimit 100 kile dhe kanë dalë pas tre muajsh 62 kile. Kjo për shkak të mungesës së ushqyerjes. Siria për të huajt ishte e mirë, por Siria për sirianët ishte tmerr më vete,-tha Mara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026