“Vrapo për autizmin”, Arbër Kadia tregon se si u bënë bashkë në kushtet e karantinës personazhe të njohur, por edhe qytetarë
Situata e krijuar nga Covid-19 ka pezulluar tanimë shumë aktivitete të cilat kanë qenë të planifikuara, një prej të cilave dhe maratona ndërgjegjësuese për autizmin, e cila vitin e kaluar pati jehonën e saj në Tiranë. Këtë vit, organizatorët janë përpjekur ta përshtatin këtë maratonë në kushtet e shtëpisë. Arbër Kadia themelues i nismës “Vrapo për autizmin”, tha në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania se për fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit është akoma më e vështirë situata që po kalohet në vend për shkak të coronavirus dhe kështu u gjend një mënyrë për t’i sjellë sërish në vëmendje ata.
“Ne e lançuam shumë vonë sepse kishim dilemat tona, por në momentin që u lançua pati një rritje thuajse eksponenciale, ku njerëzit nuk i zbatuan të gjitha rregullat, kështuqë ne e kemi pak të vështirë të dalim me një numër ekzakt se sa na janë përgjigjur, por në nivelet e njerëzve të njohur na janë përgjigjur disa duke përfshirë: gazetarë, këngëtarë, politikanë. Ka patur një efekt shumë pozitiv dhe shumë njerëz na falenderonin që arritëm t’i zgjojmë ata nga gjumi dhe nga kjo kllapia depresive që na ka kapur të gjithëve nga COVID-19. Interesante është që u bëmë pjesë edhe e ciklit të lajmeve, i cili është zënë tërësisht tashmë prej COVID-19”, tha Kadia.
Sipas tij pavarësisht ndërgjegjësimit qytetar, janë institucionet ata të cilat duhet të kujdesen për krijimin e kushteve për të lehtësuar sadopak vështirësitë që kanë familjet me anëtarë që kanë aftësi të ndryshme të kufizuara.
“Duhen krijuar qendra më të mira, duhet të ketë mësues suporti më shumë, duhet të ketë qendra më të mira trajtimi. Në kushtet e coronavirus nuk ka një akt normativ apo një nismë ligjore që të parashohë të gjitha vështirësitë që po kalojnë terapeutët, pasi ata nuk është se paguhen edhe shumë. T’ia heqësh mundësinë të paguhen edhe këto ditë është akoma më problematike. Pastaj, fëmijët kanë nevojë të dalin jashtë. Ka ndërgjegjësim, por nuk i takon gjithmonë shoqërisë t’i bëjë gjërat. Shoqëria paguan taksat, shoqëria ka edhe halle të tjera, por i takon institucioneve të marrin rolin lider për të zgjidhur problemet e këtij karakteri”, tregon Kadia për Euronews Albania.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve