Yuri Kim në KLP, Patozi: Dha mesazh që SPAK-u të mos kapet nga qeveria
Ish-kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se prezenca e ambasadores amerikane, Yuri Kim në mbledhjen e KLP-së, ishte një mesazh që SPAK-u nuk duhej të kapej nga qeveria.
Në një intervistë për Euronews Albania, Patozi nënvizoi se nuk ishte dakord me veprimine diplomates, por u shpreh i kënaqur që qeveria nuk mund të kontrollojë SPAK-un.
“Më bëri përshtypje për keq. Unë kam votuar për reformën në drejtësi në vitin 2016 dhe ajo që unë kam pritur, dashur dhe besuar, që në institucionet e reja të ngritura, të mos afroheshin as përfaqësues së politikës së ditë dhe as përfaqësues të trupit diplomatik.
Institucionet u ngritën në mënyrë që të ishin të pavarura dhe të pandikuara nga aktorë të tretë. Prezenca ishte një formë brutale e asaj që jeni të mbikëqyrur, nuk është një proces që mund të kalojë pa u vënë re se ne jemi të interesuar që ky institucion të mos kapet. Ky ishte mesazhi, që të mos kapet nga qeveria”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës