“200 mijë lekë 4 vota”- Ndoka komenton akuzat për Belerin: Skemë patronazhistash
Nard Ndoka ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi arrestimin e Fredi Belerit dhe akuzat ndaj tij për shit-blerjen e votave.
Kreu i PDK tha akuzat për blerje votash janë skema të patronazhistëve dhe se e vërteta është e kundërta, që Partia Socialiste po shkel kodin zgjedhor.
Ndërsa lidhur me arrestimin e kandidatit të “Bashkë fitojmë” në Himarë, Ndoka tha se ishte një vepër e cila njollosi zgjedhjet pa nisur akoma.
“Kështu skemash me patronazhist, kemi sa të duash. Opozita ka një muaj që po i deklaron. Në Elbasan kemi emra drejtorësh më emra, me fotografi me video i kemi dërguar në institucionet ndërkombëtare, në Shkodër, kemi personazhe të lidhur me politikën e Edi Ramës, deputetët e Edi Ramës që po blejnë vota. Të gjitha këto janë bërë denoncime.
Ky personazh, në Himarë në një zonë të nxehtë pa diskutim që i njollosi zgjedhjet, Rama i damkosi zgjedhjet pa nisur akoma. Kjo u bë një problem ndërkombëtar. Nuk u arrestua një kandidat diku në periferi, por një kandidat që është në një zonë të nxehtë dhe përfaqëson minoritetet”,-tha Nard Ndoka.
Kujtojmë se një qytetare nga Himara deklaroi se mbështetësi i Belerit Niko Panajoti i kërkoi 4 votat e familjes kundrejt një shumë prej 200 mijë lekësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:20 Rifillimi i sulmeve SHBA-Iran rrit sërish çmimin e naftës
- 17:12 Sulmet ndaj Teheranit, SHBA: Goditëm një nëndetëse dhe një bazë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran (VIDEO)
- 17:01 Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 16:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Jemeni mbyll të gjitha aeroportet pas sulmit në pistën e Sanaas
- 16:50 Kritika ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy pas deklaratave për ekipin francez
- 16:36 GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi