Rama lë të hapur mundësinë e legalizimit të kanabisit për përdorim vetjak
Dy ditë pasi deklaroi se do të legalizojë kultivimin e kanabisit për qëllim mjekësor, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për ta çuar nismën më tej.
Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve të shtunën, kreu i qeverisë tha se vitin e ardhshëm do të merret mendim nga qytetarët për legalizimin e kanabisit për përdorim rekreativ.
“Vitin tjetër do i pyesim (qytetarët) nëse doni për përdorim vetjak (legalizimin e kanabisit)”, tha Rama duke shtuar se këtë e ka bërë ‘1/3 e vendeve të botës’.
Gjatë fjalës, kryeministri u shpreh se me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore do të krijohen vende të reja pune.
Në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, një nga 12 pyetjet ishte nëse duhet lejuar kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore.
Rezultati tregoi se 61% e shqiptarëve të pyetur janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor.
Në bazë të të dhënave të sondazhit të organizuar në datat 19 janar-31 mars, rreth 309 mijë nga mbi 500 mijë shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht.
Ndryshe nga sondazhet profesionale, pyetësori i qeverisë shoqërohej me një shpjegim duke orientuar qytetarët drejt një alternative të caktuar.
Pyetja shoqërohej me shpjegimin se kanabisi mjekësor ka efekte kurative dhe se shfrytëzimi i kontrolluar ka sjellë ndikim pozitiv jo vetëm në shëndetësi por edhe në ekonomi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat