Lëvizje e bujshme në grupin e PD, ikën Alfred Rushaj, kush e merr mandatin e tij

7 Nëntor 2022 | 19:44

Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Rrushaj do e dorëzojë mandatin ditën e nesërme.

Deri më tani Rushaj nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë vendim.

Mandatin e Rushajt, në bazë të votave të marra në 25 prill pritet ta marrë Petrit Doda.

Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.

Alfred Rushaj ishte drejtor i fushatës së PD për zgjedhjet e 25 prillit dhe pas shtatorit 2021, për disa muaj ishte drejtues i grupit parlamentar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026