Duma la mandatin, Murrizi: Defekt i prillit 2008, deputeti s’ka peshë në elektorat
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi thotë se lënia e mandatit nga Grida Duma, por jo vetëm, vjen edhe si defekt i marrëveshjes së prillit 2008 mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Murrizi u shpreh se ky ligj bën që kryetarët të emërojnë deputetët dhe këta të fundit nuk kanë peshë elektorale.
“Unë e shoh defektin te prilli i 2008-s. Pazari mes Berishës dhe Ramës solli një ligj bastard zgjedhor që deputeti nuk ka asnjë peshë për votën e sovranit në kurriz. Janë thjesht të emëruar apo ardhur në parlamentin nga firmat e titullarit përkatës.
Në momentin që shikojnë që u prish bajraktarizimi i këtij titullari ose shohin që ai që i solli nuk do jetë më, po të kishin siguri, nuk do e kishin lënë”, theksoi ai.
Grida Duma njoftoi se ka lënë mandatin e deputetes tregoi se çfarë nuk do i falë politikës.
Ajo u shpreh se politika e llumit dëmtoi dhe djalin e saj, ndërsa shpreson që këto goditje të kenë qenë mësim për të.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk