Debate për portin e Durrësit, Spaho: Të raportojnë ata që firmosën, jo hidraulikët
Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës janë përfshirë në debate të ashpra mëngjesin e së martën në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet projektligji i portit të Durrësit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho kërkoi që në komision të ishin të pranishëm zyrtarët që firmosën për këtë projekt, ministret Balluku dhe Ibrahimi.
“Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi. Është shumë qesharake, po flasim për implikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla”, tha Spaho.
Spaho është përfshirë në debat e kreun e Komisionit Eduard Shalsi, i cili e ka quajtur të papranueshme gjuhën e Spahos.
Ky i fundit tha se porti i Durrësit është vjedhja e shekullit dhe lidhur me të nuk mund të raportojë ‘hidraulikët e kryeministrisë’, duke iu referuar zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave dhe zyrtarëve të tjerë të pranishëm në Komision.
Vendimi i Kuvendit për të pranuar kërkesën e qeverisë të fusë futjen me procedurë të përshpejtuar projektligjin për marrëveshjen e ndërtimit të Portit të Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh, ka “ndezur” debatet politike.
Rama dhe ministrja Balluku e cilësuan projektin si një investim të paimagjinuar ndonjëherë për Shqipërinë. Ndërsa për opozitën ky projekt është në shkelje të Kushtetutës, shteti humbet, ndërsa ndërtimi do të kryhet nga kompani of shore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës