Zhabina: SPAK kishte vënë në përgjim disa persona në Fier e në Tiranë

25 Nëntor 2022 | 10:28

Gazetari Xhevahir Zhabina, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Mal të Zi dhe Shqipëri nën koordinimin e DEA-s.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se hetimet kanë nisur rreth tre muaj më parë pas informacionit të marrë nga DEA amerikane, e cila ka bërë me dije për futjen e lëndës narkotike nga Tivari.

Më tej ai bëri me dije se SPAK kishte vënë në përgjim disa persona në Fier dhe në Tiranë.

“Operacioni ka nisur në verë pas një informacioni të dërguar nga DEA amerikane. Informacioni saktësonte se një sasi lënde narkotike, po hynte nga Tivari me destinacion Shqipërinë. Ky ka qenë momenti ku autoritetet kanë nisur hetimet. SPAK ka vënë në përgjim disa persona për disa muaj. Personat kanë qenë në Fier, në Tiranë”- tha gazetari.

Përveç ish-kryetarit të Komunës Frakull Viktor Çervanaku, Zhabina bën me dije se është arrestuar dhe i biri me të fejuarën.

“Një nga personat e arrestuar është ish-kryetari i komunës Frakull, i biri i tij dhe e fejuara e tij. Sipas informacioneve janë dhe dy kolumbianë të shpallur në kërkim. Nuk e kam informacionin nëse kishte nisur ndarja e lëndës narkotike nga plehu kimik”- u shpreh ai.

Zhabina tha se në vitin 2014 në të njëjtën linjë me operacionin e ditës së djeshme u kapën 250 kilogramë drogë, e cila asokohe ishte e papërzier.

“Kjo më ngjason me një histori të vjetër në vitin 2014, ku në të njëjtën linjë u kapën rreth 250 kg kokainë në atë kohë dhe porositësit ishin shqiptarë. Atëherë u kap kokaina e pa përzier, ndërsa tani është e përzier me pleh kimik, ku trafikantët e sjellin në Shqipëri ku më pas bëhet ndarja”- theksoi gazetari.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026