Primaret në PD, Berisha zgjedh sot kandidatët për zgjedhjet e 14 majit
4 Dhjetor 2022 |
09:20
Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha zhvillon sot primaret nga do të zgjidhen kandidatët përfundimtarë për zgjedhjet e 14 majit.
Përmes një njoftimi për mediat PD bën me dije se në orën 8.00, ne çdo degë, ka nisur procesi i votimit në Primaret e Partisë Demokratike, ‘e para e këtij lloji në politikën shqiptare’.
Në selinë qendrore të PD do të votojnë 7 kandidatët e Tiranës, Këshilli Kombëtar dhe Dega 2 e PD.
Kandidati Ilir Alimehmeti do të votojë në orën 9.30, kandidati Belind Këlliçi në orën 10.00, kandidati Julian Deda në orën 10.15, kandidatja Adriana Kalaja në orën 10.30, kandidati Gerti Bogdani në orën 10.45, kandidati Fatmir Merkoçi në orën 11.00, kandidatja Enkelejda Fejzo në 11.30.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat