Milaqi: Politika, e painteresuar që diaspora shqiptare të votojë

11 Dhjetor 2022 | 12:17

Sekretari i Përgjithshëm i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, Bledar Milaqi thotë se politika është e painteresuar që shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Milaqi u shpreh se deri më tani ka vetëm deklarata dhe jo gjëra konkrete.

“Mbetemi ende në fazat e deklaratave, i gjithë ky stumbullar rreth çështjes së votës së diasporës, fatkeqësisht, përsa i përket partive politike, është thjesht në fazën e deklaratave, nuk kemi hapa konkrete. Nëse i referohemi aktit të parë nënligjor që KQZ-ja ka draftuar për mënyrën e regjistrimit të shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë, ky akt nënligjor i ka kaluar partive politike për komentim dhe ende partitë politike sot, që nga vera e këtij viti, nuk kanë dhënë ende mendimin e tyre ose cili është shqetësimi i tyre”,  theksoi ai.

Në zgjedhjet e 25 prillit, shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit iu është cenuar e drejta kushtetuese e votës.

Ky është vendimi që ka shpallur Gjykata Kushtetuese pas padisë që ngriti organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, e cila ankimonte vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që më datë 19 prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, vendosi karantinimin e të gjithë personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke iu pamundësuar kështu ardhjen në Shqipëri.

Për të shmangur përsëritjen e një vendimi të tillë, Gjykata detyron Kuvendin që të bëjë ndryshimet e nevojshme në legjislacion në mënyrë që t’u mundësohet e drejta e votës shqiptarë ve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit

Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci ka bërë me dije përmes një njoftimi në Facebook dhunën që i është ushtruar nga truprojat e Albin Kurtit....
15:52 | 13/05/2023

Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e Haklajve, Aishe Haklaj deklaroi të premten se familja e saj ka ende besim te SPAK....
11:11 | 29/04/2023

“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini nuk do të tërhiqet nga gara e 14 majit, pavarësisht sulmeve të bëra nga Sali...
14:30 | 08/04/2023