Fatmir Mediu: Në disa raste, Rama është shprehur kundër interesave të Kosovës
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se Shqipëria e ka ngritur zërin e saj për luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera globale, por diçka të tillë nuk po e bën për shqiptarët në Kosovë dhe situatën në Veri.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu u shpreh se në disa raste, kryeministri Edi Rama është shprehur kundër interesave të Kosovës.
Sipas tij, duhet mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
“Po ta shikoni, Shqipëria flet fort me zë të fortë për Ukrainën, flet fort për çdo çështje globale, por për fatin e keq nuk flet për shqiptarët që ndodhen në Kosovë. Madje, mos të them që ndonjëherë ka bërë të kundërtën, me politikat e veta ka stimiluar marrëdhënet me kundërshtarin dhe ka nënvlerësuar autoritetin dhe rolin e Kosovës, apo institucionet që kanë bërë dialogun për Kosovën.
Pra, duket një politikë e cila duket në drejtim të kundërt me atë që duhet të ndodhë. Është spontane, është personale dhe unë mendoj se Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka detyrën për ta bërë atë institucionale”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk