Marrëveshje finale në mars 2023? Analisti: Kur zgjidhet çështja Kosovë-Serbi
Analisti Leart Hoxha thotë se muaji mars i këtij viti, mund të mos jetë afati i fundit për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se nëse nuk arrit marrëveshja në mars, ajo duhet të arrihet në gjysmën e parë të muajit prill.
Kjo sipas tij, pasi më 23 prill janë caktuar zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës.
“Marsi mund të mos jetë afat final. Chollet ka qenë shumë i kujdesshëm në pyetjen time rreth afateve dhe asaj se kur mund të zhvillohet takimi i ardhshëm. Madje, është thënë që zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese nuk do të vendoset si parakusht për takimin e ardhshëm. Nëse nuk është marsi një përparim në dialog, nuk po them një marrëveshje, por një përparim i dukshëm në dialog, do të duhet të ndodhë para gjysmës së prillit.
Më 23 prill, janë të caktuara zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës. Janë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të atyre komunave që kanë bërë dorëheqje. Nëse në mars nuk ka marrëveshje, në prill duhet të ekzistojnë të gjitha kushtet që zgjedhjet të mbahen. Në mënyrë që kjo të ndodhë, duhet që Lista Serbe të kthehet në institucione dhe duhet që Kosova të ketë bërë përparime në dialog”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve