Xhumari: 5-6 operacione me pacientë zgjuar janë bërë gjithsej në Shqipëri

17 Janar 2023 | 07:48

Shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, Artur Xhumari ka folur rreth ndërhyrjes kirurgjikale që u krye në trurin e një pacienti, teksa ai ishte zgjuar.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Xhumari deklaroi se ky lloj operacioni, ishte i gjashti që është zhvilluar në vendin tonë.

Xhumari nënvizoi se operacioni i parë u krye në vitin 2015.

“Operacioni i parë është kryer në 2015, në verën e 2015 në  Tiranë. Është operacioni me pacientë zgjuar, i pari në Shqipëri, i kryer nga profesor Henri, profesor Petrela. Janë dy të  ndryshme në dy ditë, njëra pas tjetrës. Pesë ose gjashtë. Ky duhet të jetë i gjashti”,  theksoi ai.

Një ndërhyrje kirurgjikale e vështirë është kryer me sukses në Neurokirurgjinë e QSUT. Mjekët kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin zgjuar.

Tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës. Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24-vjeçarin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024