Arrestimi i Denaros, Agalliu: Në arrati janë dhe 4 liderë të tjerë të mafies
Një aventurë e 30 viteve arrati përfundoi dje për bosin e mafies, Matteo Messina Denaro, i cili është vënë në pranga nga karabinierët në Itali.
Në lidhje me këtë gazetari shqiptar me nënshtetësi italiane Arbër Agalliu, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se organizatat kriminale janë shumë të forta në jetën politike të vendit.
Ai tha i konsideroi hipokrizi deklaratat e politikanëve italianë në lidhje me arrestimin e Denaros.
Ndër të tjera ai theksoi se janë edhe katër liderë të mafies që ndodhen ende në arrati.
“Organizatat kriminale në Itali janë më të strukturuara e shumë të forta në jetën politike të vendit. Shumicën e politikanëve italianë, ditën e djeshme i etiketova si hipokrit pas arrestimit të Denaros. Shumë prej pushtetarëve italianë, e liderët politikët dolën me deklaratat që nuk përputhen me profilet e tyre. Shumica e atyre që falenderonin policë janë të njëjtin që në ato zona kanë kandiduar për vite individë që janë të mpleksur me mafian që dominojnë në ato zona. Fola për hipokrizi marramendëse.
Shpesh herë është thënë se Denaro e drejtonte vetë mafien, por këtë e mohuan dje autoritetet, duke thënë se Denaro është një nga ujqërit më të vjetër të mafies por nuk është i vetmi që drejton organizatën. Ai ka pasur një ndikim shumë të fortë në Siçili. Është kapur lideri i mafies por nuk është mposhtur mafia ende. Janë të paktën katër liderë të tjerë që janë shumë të fortë që janë ende në arrati dhe janë të frikshëm sa Denaro”- tha ai.
I pyetur se sa të përfshirë janë shqiptarët në këto organizata, gazetari u shpreh:
Kjo ka ndodhur me Ndraghetën kalabreze ku ka pasur dhe shqiptarë të përfshirë. Kemi bashkëpunime, por këtu po flasim për kupolën që kanë qindra vite jetë. Kupolat e mafies siçiliane dhe të Ndraghetës janë të paprekshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve