Missi që vajton me shami, akstivistja: Mesazh destruktiv për Kosovën
Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u paraqit në Miss Universe e mbuluar me shaminë e kuqe, e kësaj veshjeje i bashkangjiti edhe veprimin e ‘marrjes së dorës’, një traditë kjo e kohërave më të vjetra dhe me origjinë turke.
Ndërkohë aktivistja Elena Bogëjani, e ftuar në emisionin “Good Morning Albania” në Euronews Albania, tha se me veshjen që u paraqit Ibrahimi ka dashur të përcjellë një mesazh që i ngjan orientalizmit.
Sipas saj veshja e saj dhe marrja e dorës është mesazhi më destruktiv për Kosovën.
“ Mendoj se është dashur të përçohet një mesazh që i ngjan orientalizmit. Mesazhi ka qenë shumë i qartë, që kështu martohen vajzat shqiptare në Kosovë. Ajo vajton natë e ditë që paska me u martu e se burrin nuk e zgjodhi vet. Është mesazhi me destruktiv që është përçuar ndonjëherë për ne. Kjo është makabër. Duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk i marrim gjërat me seriozitet”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve