Aktivistja: Veshja e Miss Kosovës nënkupton virgjërinë e nënshtrimin ndaj vjehrrës

18 Janar 2023 | 08:43

Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u paraqit në Miss Universe e mbuluar me shaminë e kuqe, e kësaj veshjeje i bashkangjiti edhe veprimin e ‘marrjes së dorës’, një traditë kjo e kohërave më të vjetra dhe me origjinë turke.

Ndërkohë aktivistja Elena Bogëjani, e ftuar në emisionin “Good Morning Albania” në Euronews Albania, u shpreh se ngjyra e kuqe simbolizon pastërtinë, fat, shëndet por dhe virgjërinë e një vajze.

Bogëjani ndër të tjera theksoi se temenaja nënkupton nënshtrimin që nusja ka ndaj vjehrrës, mesazhe të cilat sipas saj iu përcollën dhe botës, të cilat u komentuan shumë negativisht në Kosovë.

“Ngjyra e kuqe, shamia e kuqe simbolizon fat, shëndet dhe virgjërinë. Baba garanton se vajza e tij është e pastër dhe ngjyra e kuqe simbolizon këtë. Shamia për ata është  traditë orientale. Temenaja është kur ti i nënshtrohesh vjehrrës. Këto janë simbole të nënshtrimit.

Në Kosovë ka pasur reagime negative që ajo nuk na përfaqëson ne  dhe traditën tonë. Ajo ka treguar atë që ka ndodhur në vendin tonë para 30 vitesh”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024