Soko: Politika shqiptare ka bërë që emigrantët shqiptarë të ndihen të diskriminuar
Ekonomisti Pano Soko foli në lidhje me retorikat e bëri së fundmi Shqipëri-Britani përsa u përket emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se problemin duhet ta shohim te vetja pasi sipas tij shteti shqiptar nuk u ka ofruar atë që kërkojnë shqiptarët, ndaj këto të fundit zgjedhin të largohen për një jetë më të mirë.
Më tej ai shtoi se ka qenë politika e gabuar që ka ndjekur vendi ynë që ka bërë që emigrantët në botë të gjenden para diskriminimeve të tilla.
“Marrëdhënia jonë me një partner të hershëm si është Britania nuk është prekur pavarësish reterokiës politike që është bërë këto ditë. Ne duhet të merremi me veten. Shqiptarët kanë qenë një problem i shtuar për qeverinë britanike. Pse largohen shqiptarët? Ne duhet të kishim krijuar një shtet që emigrantët mos ta braktisin duke rrezikuar dhe jetën. Shqipëria sot ka dështuar në të qenurit shtet.
Ai duhet të siguronte të gjithë premisat që një shtet duhet t’I ofronte qytetarëve të vet. Po na ikën zemra e Shqipërisë dhe ky është problem kryesor që kemi. E ardhmja e këtij sheti i detyron ata të ikin. Ata nuk kanë shpresë këtu do të vijë një ditë që këtu do të sundojë ligji, që të ketë shëndetësi me përmasa europiane.
Do doja të merreshim vetëm me problemin, me shkakun e jo pasojën. Ka qenë politika shqiptare që ka bërë që emigrantët të gjenden para diskriminimeve të tilla kudo e jo vetëm në Angli, por në mbarë europën. Askush nuk është problem ynë. Kur të gjithë të diskriminojnë, kjo do të thotë se problemin e kemi me veten”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve