Bushati propozim publik Ramës: 3 reformat që duhet të ndërmarrësh urgjentisht
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania, se reforma në drejtësi është meritë e qeverisë Rama që do kohën e vet të japë frutet e duhura.
Bushati u shpreh se janë 3 reforma të tjera të rëndësishme, që sipas tij duhet të ndërmerren sa më shpejt nga qeveria Rama: reforma e financave publike, tregu kapital dhe vetingu në administratën e lartë.
“Duhet të ndërmerren 3 reforma të tjera të mëdha: një ajo e financave publike. Qytetarët kanë problemin e çmimeve, të inflacionit, nuk është e drejtë që TVSH e një kg mielli të jetë e njëjtë me atë të një makine, duhen ulur dhe duhen ngritur në disa vende që të kemi drejtësi sociale. E dyta s’kemi një treg kapital funksional, dhe e treta me shtetin dhe administratën. A duhet këta të administratës së lartë të kalojnë një lloj vetingu siç po ndodh me drejtësinë. Nuk mund të presim drejtësinë hyjnore nga drejtësia”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve