Komision hetimor për McGonigal, gazetari: Alibeaj, Basha e Berisha nuk hodhën firmën

3 Shkurt 2023 | 15:51

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha deklaroi se Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk hodhën firmën e tyre në kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Hoxha u shpreh se edhe pse në një farë mënyre tre personalitetet e PD-së u “bënë bashkë” në këtë rast, sërish ka ndasi në grupimet e tyre.

“Është një detaj. Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, tre personalitetet e Partisë Demokratike që mungojnë me firmat e tyre në këtë listë të gjatë me 44 firma. Kjo është një nga elementët e parë që unë kam arritur të shquaj në këtë kërkesë.

Krahas protestës, këto nisma parlamentare, komisioni hetimor, por edhe të gjithë betejën që ka nisur prej javës së kaluar Partia Demokratike, duket se do të ecin të dyja paralelisht”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024