“Sot 5 mjekë udhëtojnë drejt Malatya-s”, Çako: Të gatshëm për të ndihmuar Turqinë
Haki Çako, drejtor i emergjencave civile është shprehur se ditën e sotme drejt Turqisë janë nisur dhe 5 mjekë, duke iu bashkuar kështu ekipit prej 75 personash që ndodhen në Turqi dhe po ndihmojnë në nxjerrjen e trupave nga rrënojat e tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha ndër të tjera se janë të gatshëm të dërgojnë trupa të tjerë drejt Turqisë nëse kjo e fundit ka nevojë.
“Sot ka shkuar grupi i ri, më saktë 5 mjekë do I bashkohen ekipeve tona prej 75 vetash në Turqi, në qytetin e Malatya-s. Ekipet kanë prioritet njësitë e kërkim shpëtimit por edhe njësinë mjekësore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekura nga tërmeti. Ekipet tona janë të përqendruara së bashku me ekipet e Maltës dhe Turqisë. Është një qytet i goditur shumë rëndë. Po punojnë ditë natë. Është në varësi të autoriteteve turke nëse duan apo jo forca tjera, ne kemi kapacitete”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve