Pse iu vunë prangat kryebashkiakut të PS? Gazetari: Ju tregoj takimet në tunel
Gazetari Lavdrim Lita tha në emisioni Now në Euronews Albania se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe biznesmeni i favorizuar prej tij në tenderin për ujësjellësin përgjoheshin prej 6 muajsh nga SPAK.
Lita tregoi disa detaje nga doja hetimore kur Alla bënte lëvizje të çuditshme duke u takuar me biznesmenin në fjalë në tunele apo makinë nga frika se mos e vëzhgonin.
“Alla dhe bashkëpunëtori i tij kanë bërë inskenime alla James Bond duke ikur nëpër tunele, duke u fshehur, duke i ikur vëzhgimit se mendoni se mund t’i fotografonin se ishin bashkë. Një skenë e çuditshme në dosjen hetimore kur ata janë futur në një tunel dhe agjentet s’kanë mundur t’i ndiqnin më tej se do të zbuloheshin. Është një kryebashkiak atipik, ka lindur në Tropojë, është marrë pak me biznes, në 2017 është bërë kryetar i PS në Bulqizë, një vend kryesisht i djathtë. Në 2019 fitoi se nuk kishte kandidatë dhe postin ia ka dorëzuar daja i tij, që ishte kryebashkiak i LSI. Si mësues fizkulture e ka marrë shumë lehtë postin”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve