Gjykata Speciale, Blendi Fevziu: U ka mbetur ndërkombëtarëve si patate e nxehtë
Gazetari Blendi Fevziu tha për “Review” në Euronews Albania se Gjykata Speciale i ka mbetur si patate e nxehtë në dorë ndërkombëtarëve.
Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është treguar shumë e kujdesshme të mos kryejë asnjë akt terrorist jashtë kufirit të Kosovës dhe të mos ndërmerrte asnjë aksion brenda territorit të Serbisë, për ruajtur idenë se ishte një organizatë që luftonte vetëm për çlirimin e vendit të saj.
“E para, Sali Mustafa kishte akuza konkrete për ngjarje konkrete edhe pse në linjë komandimi. Asnjë nga 4 liderët e nivelit të lartë të UÇK-së nuk kanë akuza personale. Këtë duhet ta sqarojmë për publikun se shoh që ka njerëz që thonë ‘jo po kanë bërë krime’, nuk kanë bërë krime, nuk kanë asnjë akuzë të vetme,” – u shpreh Fevziu.
Ndërkaq, gazetari tha se protesta e sotme në Kosovë ishte qytetare, emancipuese dhe sipas tij një lëvizje që tregon se në një moment kur vihet në pikëpyetje një prej fazave më të rëndësishme të historisë së Kosovës, ata dinë ta mbrojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve