Gazetari: Gjykata në Hagë është politike, s’do bëjë drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK
Gazetari Lirim Mehmetaj është shprehur pesimist në lidhje me vendimin që do merret në gjykatën e Hagës për katër ish-komandatët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi.
Sipas tij e gjithë vemendja e Kosovës është atje, por gjykata është një gjykatë politike e cila nuk është formuar që të prodhojë drejtësi.
“Vëmendja është tërësisht e fokusuar atje, sidomos, në këtë fillim të gjykimit, sepse edhe prokuroria edhe mbrojtja kanë bërë deklarimet bazë dhe ka qenë shumë me interes edhe për faktin se si është perceptimi në përgjithësi për Gjykatën Speciale, ka qenë në interesin e madh të qytetarëve që të kuptojnë se çfarë realisht thot Prokuroria Speciale dhe se cila do jetë mbrojtja.
U bë një debat i madh në Kosovë dhe mbetëm “me dorë në zemër” komplet për arsye politike dhe aspak për arsye juridike të drejtësisë. Por kjo është e pritshme se vetë gjykata është gjykatë politike. Që në fillim nuk ka qenë e formuar që të prodhojë drejtësi”,-tha për Euronews Albania gazetari Mehmetaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë